2020, viti ku ju duhet të largoheni nga situatat toksike

2020 duhet të jetë viti që ia kushtoni shëndetit tuaj mendor.

Duhet të jetë viti kur punoni për të hequr qafe gjërat që ju peshojnë, për të kapërcyer pasiguritë tuaja më të thella dhe të mësoni ta doni veten pa kushte, njofton Klan Kosova.

Duhet të jetë viti kur mësoni të vlerësoni veten, në vend që ta shqyeni në katërqind copa. Duhet të jetë viti kur shikoni veten dhe mendoni sa jeni rritur, sa krenar jeni.

2020 duhet të jetë viti kur mësoni të thoni jo. Duhet të jetë viti në të cilin bëni kujdes që të mos merrni përsipër më shumë se sa mund të bëni. Duhet të jetë viti që ju largoheni nga situatat toksike, largoheni nga njerëzit toksikë dhe filloni të bëni atë që është më e mira për ju, për të sjellë ndryshimin.

2020 duhet të jetë viti në të cilin ndaloni të pranoni një trajtim të dobët. Duhet të jetë viti që duhet të ndaleni së përkuluri për të kënaqur njerëzit, të cilëve as nuk u bëhet vonë fare për ju. Duhet të jetë viti kur duhet të thoni mjaft dhe të ndërprisni lidhjet me njerëz që përfitojnë nga ju, të cilët nuk ju respektojnë, që ju mbajnë pranë thjesht sepse e dinë që ju jeni mjaft të sjellshëm për të dalë mbi ta.

2020 duhet të jetë viti kur duhet të filloni të mbroni veten. Duhet të jetë viti kur duhet të ngrini zërin. Duhet të jetë viti në të cilin duhet të mësoni të fitoni siguri, pavarësi dhe një ndjenjë më të fortë të vetvetes. Duhet të jetë viti në të cilin e kuptoni se sa shumë keni për të ofruar për këtë botë dhe sa pak merita keni marrë deri në këtë pikë. Duhet të jetë viti që shmangni dyshimet tek vetja dhe filloni të besoni në veten tuaj.

2020 duhet të jetë viti në të cilin rikrijoni listën tuaj të përparësive. Duhet të jetë viti kur duhet të filloni të mos i trajtoni më të tjerët sikur janë mbi ju, sikur ata të meritojnë gjithë botën dhe ju të mos meritoni asgjë. Duhet të jetë viti kur pyesni veten se çfarë dëshironi nga kjo botë dhe si do ta merrni atë. Duhet të jetë viti ku përqendroheni te vetja juaj.

2020 duhet të jetë viti në të cilin ju eksploroni anën tuaj egoiste. Duhet të jetë viti për të përkëdhelur, për të trajtuar veten, kushtuar vetes suaj. Duhet të jetë viti kur keni kaluar kohë për t’u çlodhur. Duhet të jetë viti që i jepni vetes pushime. Duhet të jetë viti që më në fund i lejoni vetes të thoni se e meritoni, shkruan meb.al. Duhet të jetë lloji i vitit që duhet t’ia keni dhuruar vetes kohë më parë.

Në vitin 2020, ju duhet që gjithësesi të jeni të sjellshëm me të tjerët. Ju ende duhet të praktikoni mirënjohjen. Ju duhet të ndihmoni të dashurit tuaj kur ata kanë nevojë më së shumti për ju. Por ju duhet të merrni një pjesë të asaj mirësjellje dhe ta drejtoni nga vetja juaj. Ju duhet të siguroheni që emri juaj të mos jetë poshtë në listën e përparësive. Ju duhet ta vendosni atë në majë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button