Mbi 130 zyrtarë janë sulmuar fizikisht gjatë këtij viti në Kosovë

Sulmet fizike e verbale ndaj personave zyrtarë nuk janë ndalur as gjatë këtij viti. Në mesin e zyrtarëve të sulmuar fizikisht kanë qenë edhe punëtorët shëndetësorë, të cilët janë shprehur se nuk po ndihen të sigurt në punën e tyre.

Dhjetëra raste të sulmeve fizike e të sulmeve verbale ndaj punëtorëve shëndetësorë janë shënuar edhe gjatë këtij viti. Për shkak të këtyre sulmeve ata janë shprehur se nuk ndihen të sigurt në punën që bëjnë, derisa janë të pakënaqur edhe me institucionet shëndetësore, të cilat nuk po u ofrojnë siguri.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë për “Zërin” se gjatë këtij viti 5 mjekë janë sulmuar fizikisht, derisa ka pasur edhe raste të tjera të pa raportuara të sulmeve verbale ndaj tyre. Sipas tij, nga sondazhi që ata kanë realizuar gjatë vitit të kaluar, ka dalë se mbi 80 për qind e mjekëve të anketuar nuk ndihen të sigurt në punën e tyre.

“Gjatë këtij viti kanë qenë 5 raste të sulmeve fizike, prej tentim vrasje e deri në sulm fizik, një sulm i tillë ka ndodhur para dy ditësh në QKUK në Qendrën Emergjente. Ndërsa rastet e palajmëruara të sulmeve verbale janë të panumërta. Në sondazhin që kemi bërë vitin e kaluar, mbi 80 për qind të mjekëve të anketuar kanë deklaruar se nuk e ndiejnë veten të sigurt për shumë aspekte brenda institucioneve shëndetësore, duke përfshirë këtu mbrojtjen fizike të objekteve e qasjen e limituar të palëve të dyta e të treta”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button