fbpx

2.000 pasgoditje, sizmiologët: Lajm i mirë, sepse po çlirohet energjia

Sizmologet sugjerojnë qytetartët të mos panikohen nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale. Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parën, në orën 17.03, ishte me magnitutë 4.3 sipas shkallës righter dhe u ndie shumë, për sizmiologët nuk është shqetësuese.

Sipas tyre numërohen 2000 pas goditje që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe vetëm tre kanë qenë me magnitutë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël, transmeton Tch.

Sizmiologët thonë se pas goditjet e tërmetit bëjnë mirë për çlirimin e energjisë së pllakave tektonike.

Ndërkohë, së bashku me një ekip sizmiologësh gjermanë ka nisur një studim i të gjithë zonës nga Karpeni i Kavajës deri në afërsi të Lezhës në lidhje me atë çka po ndodh. Por nga ana tjetër, tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që po ndodhin duhet të sherbëjnë si alarm për të investuar në pajisje dhe për të mordenizuar rritjen e monitorimit të lëkundjeve të tokës në mënyrë që në të ardhmen të ndërtohet mbi baza të forta dhe të dhëna të sakta sizmike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button