Ditari i kirurgut nxori në dritë përdhunimin e 349 fëmijë

Një kirurg francez në pension mendohet se ka përdhunuar rreth 349  fëmijë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

Policia po heton është që konsiderohet si rasti më i madh i pedofilisë ndonjëherë në Francë.

Joel Le Scouarnec, specialist i kirurgjisë abdominale, do dalë në gjyq për përdhunimin dhe abuzim seksual të 4 fëmijëve.

Akuzat ndaj 68-vjeçarit përfshijnë tre dekada gjatë periudhës që ai puno në spitalet në të gjithë Francën qendrore dhe perëndimore, përfshirë Spitalin de Jonzac.

Në akuza përfshihet përdhunimi i një 6-vjeçareje që jetonte në lagjen e tij, një vajze të vogël që ishte pjesë e farefisit të tij, sulmoi seksualisht një tjetër dhe abuzoi me një fëmijë që e kishte pacient.

Pasi u ngritën akuza ndaj tij, hetuesit zbuluan ditarë sekretë në të cilat Le Scouarnec përshkruante skena seksi me më shumë fëmijë, transmeton OraNews.

Fëmijët ishin identifikuar me emra nga mjeku në ditarin e tij, duke lejuar policinë ti gjurmonte për të marrë dëshminë e tyre, duke ngritur akuza shtesë.

Avokatët e Le Scouarnec thanë se shënimet në ditar ishin ‘fantazira’.

Të premten, Laureline Peyrefitte, kryeprokurorja e qytetit Lorient në Brittany, tha se numri i viktimave të mundshme të përdhunimit është 349.

Në shumë raste krimet e pretenduara u kryen shumë kohë më parë prandaj nuk mund të ndiqen penalisht.

Në total janë marrë në pyetje 229 persona nga hetuesit, nga të cilët 197 kanë ngritur akuza, tha Peyrefitte, duke shtuar se çështja është pazakontë nga mënyra se si dolën në dritë krimet e pretenduara dhe numri i madh i viktimave të dyshuara.

Raportohet se viktimat e përdhunimit e mbajnë mend mirë se çfarë ndodhi por kurrë nuk folën për këtë sepse kishin frikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button