Do të ketë debat publik për ndryshimet zgjedhore

Aleksandar Kiracoski, kryetari i Komisiont për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në Kuvendin e RMV-së, njoftoi se temat në lidhje me Kodin zgjedhor, si listat e hapura apo të mbyllura, barazia gjinore, numri i njësive zgjedhore, do të diskutohen të mërkurën në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di për cilat arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në njëfarë mënyre parandaloi debat publik lidhur me këtë propozim vendim ligjor i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë. Dhe veprimin e tij e konsideroj si jodemokratik, por mendoj se së bashku do të arrijmë të gjejmë mundësi që ky vendim ligjor të prekë tek qytetarët”, tha Kiracovski.

Ai theksoi se do të thirren gjithë partitë, institucionet dhe komuniteti i qytetarëve që i prek kjo temë.

Në lidhje me vendin se ku do të zhvillohet diskutimi, ai theksoi se do të mbahet në sallën kuvendore “Boris Trajkovski”, nëse kryetari Xhaferi lejon, përndryshe do të gjejnë ndonjë vend tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button