Gazetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit pas publikimit të videos (VIDEO)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me anë të një komunikate drejtuar mediave, kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, që ta shkarkojë Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, pas publikimit nga ana e kallxo.com të pamjeve ku shihet se si ai godet gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani, transmeton KlanKosova.

“Këto pamje dëshmojnë se si një person që përfaqëson institucionet e shtetit, pa frikë godet gazetarin. Një person i tillë nuk meriton të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, e aq më pak përfaqësues i popullit. Në një situatë të tillë, AGK kërkon nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që të distancohet nga ky veprim i Shalës”.

“AGK vlerëson se pas publikimit të kësaj videoje, çdo gjë është e qartë dhe se drejtësia duhet të veprojë sa më parë”.

“Sjellja e ministrit karshi gazetarit, i cili po kryente detyrën e tij, për AGK është e papranueshme dhe e patolerueshme. Situata bëhet edhe më e rëndë kur Shala, një ditë para se të publikohen këto pamje, kishte deklaruar se nuk e ka goditur gazetarin në fjalë”.

“AGK kërkon nga Shala që të kërkojë falje publike, të pranojë fajësinë dhe në të njëjtën kohë nuk mjaftohet vetëm  me një intervistim të tij nga ana e prokurorisë. Në të kundërtën AGK fton të gjithë kolegët gazetarë që të bojkotojnë punën e tij derisa ndaj këtij akti të merren masa konkrete nga autoritet përkatëse”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button