Zaevi arriti në Tiranë, gati takimi i “Mini-Shengenit”

Ditën e sotme dhe të nesërme, presidenti serb Alleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “Mini-Schengenit Ballkanik”.

Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, shkruan tch.

Kosova e ka bojkotuar këtë nismë.

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve të tjera, partitë politike në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës për t’u takuar në Tiranë për takimin e tretë mes Ramës, Vuçiqit e Zaevit, deklaroi se derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë organizon një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

LEXO: “Mini-Shengeni” sot në Tiranë, Kosova refuzoi pjesëmarrjen
LEXO: Deklarata e përbashkët e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit për “Mini Shengen Ballkanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button