Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e ka shkarkuar drejtoreshën e gjimnazit “Nikolla Karev” në Shkup, pasi që u publikua incizim në të cilin ajo i kërcënonte nxënësit që të mos e bojkotojnë mësimin dhe të mos dalin në protestën e sotme kundër ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Qytetit Shilegov ka miratuar vendim për shkarkimin e drejtoreshës së gjimnazit “Nikolla Karev” në Shkup, ndërkaq pas publikimit të incizimit zonja Gorica Iliovska të mbledhurve në korridorin e gjimnazit u është kërcënuar me pasoja ndaj nxënësve, nëse të njëjtët dalin në protestë kundër ndotjes së ajrit dhe ngrohjes globale”, thuhet në vendim.

Qyteti i Shkupit i njofton të gjithë udhëheqësit e institucioneve të saja se është detyrë e tyre e përditshme që t’i plotësojmë parime sipas të cilave janë zgjedhur, si respektimi i të drejtës për mendim të lirë, të drejtës së protestës dhe garës demokratike të ideve.

“Kjo administratë e qytetit qëndron prapa çdo të drejte për protestë dhe mendim të lirë dhe në të nuk ka vend për kërcënime ndaj nxënësve dhe të drejtës së tyre për të protestuar”.

Ndryshe, pasi është paralajmëruar bojkoti i mësimit ka pasur kërcënime nga disa drejtorë të shkollave. Këtë e konfirmoi për Portalb.mk edhe Blend Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme. Ai tha se të gjitha kërcënimet janë evidentuar dhe pas protestave këta drejtorë, që sipas tij janë shkelës të të drejtave të njeriut do të denoncohen në institucionet përkatëse.

Një rast tjetër kërcënimi që ende nuk është ndëshkuar, është ai i drejtorit të shkollës së mesme “Gosho Vikentiev”, i cili ka vendosur njoftim në hyrje të shkollës në të cilën është shkruar se “Rreptësisht ndalohet çdo përkrahje e aktiviteteve jashtëshkollore”, duke i përfshirë me pika protestën dhe bojkotin e mësimit si nga mësuesit, ashtu edhe nga nxënësit.

Njoftimi i ngjitur në hymjen e shkollës së mesme “Gosho Vikentiev”
Njoftimi i ngjitur në hymjen e shkollës së mesme “Gosho Vikentiev”

Nga ana tjetër, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka publikuar një video nga shkolla e mesme “Goce Delcev” në Kumanovë ku shihet një person përderisa e mban derën me dorë, me qëllim që nxënësit të mos dalin jashtë saj në mënyrë që të protestojnë.

Një ndër arsyet për organizimin e këtij bojkoti është që nxënësit t’i bashkëngjiten protestave kundër ndotjes të ajrit të cilat do të mbahen sot me fillim në ora 17:00, të organizuara nga “Fronti i Gjelbër”  mbrapa të cilin qëndrojnë mbi 30 organizata joqeveritare.

Bojkoti i procesit arsimor nga nxënësit e shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button