U mbyll konstruksioni  financiar për ndërtimin e impiantit për trajtimin e  ujërave të zeza në Shkup 

Sot në Ministrinë e Financave unënshkruanpesë kontrata për projektin “Ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Shkup”, duke mbyllur kështu konstruksioninfinanciar për realizimin e ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza(STUZ) për Qytetin e Shkupit, si një nga projektet më të mëdha ekologjike të implementuara deri më tani në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

U nënshkrua një marrëveshje financiare ndërmjet RMV dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), marrëveshje granti midis MMJPH dhe BEI, marrëveshje projekti midis NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, Qytetit të Shkupit dhe BEI, më pas një marrëveshje kredie midis RMV dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe marrëveshje projekti midis NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, Qytetit të Shkupit dhe BERZH-it.

Qëllimi i projektit është të japë një kontribut domethënës dhe të matshëm në përmirësimin e mjedisit në Qytetin e Shkupit, të përmirësohet cilësia e shërbimeve komunale për trajtimin e ujërave të zeza komunale, ose të përmirësohet efikasiteti i trajtimit të ujërave të zeza, pastrimi dhe eliminimi i llumrave duke synuar arritjen e standardeve evropiane të cilësisë së ujit.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në fjalimin e tij për nënshkrimin e kontratave, duke shprehur falënderime për besimin dhe mbështetjen e BEI dhe BERZH dhe të gjitha institucioneve dhe individëve që kanë punuar shumë për ta realizuar këtë projekt në realitet, duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar një reformë të konsiderueshme në sektorin e ujit në vitet e fundit, me qëllim për sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit përmes ndërtimit të impianteve për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, duke kontribuar kështu në mënyrë të konsiderueshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve ujore.

“Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me sukses përfundoi ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në Prilep, Radovish, Strumicë dhe Kërçovë. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli dhe Koçani u ndërtuan gjithashtu me ndihmën bilaterale. Ne jemi të përkushtuar dhe së shpejti do ta fillojmë ndërtimin e STUZ-it në qytetet e Manastirit dhe Tetovës, të cilat parashikohen që të financohen në kuadër të instrumentit IPA 2. Kemi përgatitur dokumentacionin teknik për Velesin dhe Shtipin, projekte që planifikojmë t’i fillojmë në të ardhmen e afërt”, tha Nuredini.

Në të njëjtën kohë, Ministri informoi se ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit e ndjek projektin për përmirësimin e infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza të financuara nga BE-ja në Qytetin e Shkupit, e të implementuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kështu që plotësisht ne do t’i përmbyllim përpjekjet tona për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza  në kryeqytet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Nuredini, në lidhje me Marshin për ajër të pastër # Revolucioni i Gjelbër, të organizuar nga organizatat e shoqërisë civile, deklaroi se ai mbështet çdo iniciativë që synon ngritjen e vetëdijes publike duke potencuar se të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmirësuar kushtet për jetën e të gjithë qytetarëve. Ne e monitorojmë cilësinë e ajrit me kujdes dhe vazhdimisht dhe jemi në koordinim me vetëqeverisjen lokale për të zbutur gjendjen e ajrit të ndotur.

Në këtë ngjarje morën fjalën edhe ministrja e Financave Nina Angellovska, pastaj drejtoresha e Infrastrukturës së BERZH-it Susan Goranson, drejtori i Sektorit të Huadhënies në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor në BERZH Mateo Rivellini, drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Dushko Veskovski, ambasadori i BE-së  Samuel Zhbogar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button