RMV, javën e ardhshme do të dihet se kush do të ulet në karrigen e kryeministrit teknik

Emri i kryeministrit teknik do të dihet në fund të javës së ardhshme, pasi që të premten e ardhshme do të mblidhet Bordi Qendror i LSDM-së, ndërkaq paraprakisht do të mblidhet edhe Bordi Ekzekutiv, deklaroi sot kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai u përgjigj në pyetje të gazetarëve pas takimit joformal me pensionistët.

“Për arsye taktike e kemi anuluar vendimin për në fund të javës së ardhshme. Do të na kuptoni pasi që këtu po bëhet marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës. Ne nuk do të donim të vraponim me çfarëdo masash. Kemi kohë të mjaftueshme që të mendojmë”, tha Zaev.

Kush do të ulet në karrigen e Zaevit?

Kryeministri Zaev këtë javë përpara kreut të partisë ka kumtuar se ka vendosur që ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i partisë, Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik në qeverinë teknike, mëson Fokus nga burime të larta partiake

Jozyrtarisht, përveç Spasovskit, në biseda mes personave në Bihaqka është përmendur edhe emri i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, për arsye se edhe ajo duhet që të tërhiqet nga pozita e ministres, në pajtueshmëri me rregullat zgjedhore sipas Marrëveshjes së Përzhinës, të cilat janë bërë pjesë e Kodit Zgjedhor.

Në situatë të tillë, Carovska duhet që të mbetet zv/ministre për Punë dhe Politikë Sociale me të drejtë të vetos ndaj të gjitha vendimeve dhe akteve lidhur me procesin zgjedhor, derisa partia më e madhe në pushtet do të duhet që të zgjedh zv/ministra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që sipas informatave jozyrtare do të jetë person prej brenda, i cili llogaritet si profesionist.

Jozyrtarisht flitet se ish shefi i Policisë Zoran Verushevski, i cili e udhëheqë komisionin partiak për siguri në LSDM, ka qenë në kombinime të caktuara për kryeministër teknik, megjithatë burimet thonë se kjo rëndë mund të zbatohet pasi që bëhet fjalë për personalitet kontrovers.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button