Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim

Menjëherë pasi paralajmëruam bojkotin ka pasur shumë kërcënime, disa nga drejtorët e shkollave i kanë mbyllur dyert dhe nxënësit nuk i lejojnë të dalin as në pushim, kështu deklaroi Blend Hodai për Portalb.mk. I njëjti tha se të gjitha kërcënimet janë evidentuar dhe pas protestave këta drejtorë, që sipas tij janë shkelës të të drejtave të njeriut do të denoncohen në institucionet përkatëse, shkruan Portalb.mk.

Bojkoti i procesit arsimor, i cili u paralajmërua dje përmes rrjetit social “fejsbuk” aktualisht është duke ndodhur në  disa qytete të vendit, organizatat rinore në vend kanë zgjedhur këtë mënyrë të protestojnë kundër ndotjes enorme të ajrit në disa qytete të RMV-së.

Megjithatë, kjo mënyrë protestuese nuk ju ka pëlqyer të gjithë drejtorëve të shkollave të mesme, sipas kryetarit të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blend Hodai, përveç kërcënimeve me të cilat janë përballur nxënësit, në disa shkolla të mesme ata nuk lejohen ta shfrytëzojnë as pushimin që është 10 minuta.

“Pas paraqitjes së bojkotit nga ana e Unionit, nxënësit në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë kanë pasur kërcënime të shumta nga ana e drejtorëve të shkollave. Ne kemi mbledhur disa nga kërcënimet dhe unanimisht në Union kemi vendosur që pas protestave këta drejtorë që i kanë shkel të drejtat njerëzore, dhe konventën e fëmijëve ti paraqesim ne institucionet përkatëse. Informatat që na vinë nga bojkoti janë që shumica e drejtorëve sot kanë dhënë edhe urdhër që dyert e shkollave të mbyllen edhe përgjatë pushimit. Një rast i tillë ka ndodhur në Kumanovë në shkollë e mesme Goce Delcev” tha Blend Hodai për Portalb.mk.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet drejtoresha e shkollës së mesme “Nikola Karev” në Shkup, përderisa fliste me një gjuhë të ashpër me të nxënësit duke ju thënë “Ju vetëm vazhdoni të protestoni, për pasojat e këtij bojkoti nuk ju garantoj”.

Drejtori i shkollës së mesme “Gosho Vikentiev” ka vendosur njoftim në hyrje të shkollës në të cilën është shkruar se “Rreptësisht ndalohet çdo përkrahje e aktiviteteve jashtëshkollore”.

Njoftimi i ngjitur në hymjen e shkollës së mesme "Gosho Vikentiev"
Njoftimi i ngjitur në hymjen e shkollës së mesme “Gosho Vikentiev”

Nga ana tjetër, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka publikuar një video nga shkolla e mesme “Goce Delcev”Kumanovë ku shihet një person përderisa e mban derën me dorë, me qëllim që nxënësit të mos dalin jashtë saj në mënyrë që të protestojnë.

Një ndër arsyet për organizimin e këtij bojkoti është që nxënësit t’i bashkëngjiten protestave kundër ndotjes të ajrit të cilat do të mbahen sot me fillim në ora 17:00, të organizuara nga “Fronti i Gjelbër”  mbrapa të cilin qëndrojnë mbi 30 organizata joqeveritare.

Bojkoti i procesit arsimor nga nxënësit e shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button