Federata Evropiane e Gazetarëve e mbështeti Regjistrin e online mediave profesionale në RMV

Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) përshëndeti Regjistrin për vetë-rregullimin e online mediave profesionale në Maqedoninë e Veriut, i cili u krijua nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM).

“Ne besojmë se organizatat gazetareske duhet të promovojnë standarde të larta etike në gazetari prej të cilëve do të përfitojë publiku. Këto standarde bazohen në pesë parime: e vërteta dhe saktësia, pavarësia, drejtësia dhe ndershmëria, humanizmi dhe përgjegjësia,” tha sekretari i përgjithshëm i FEG-së, Rikardo Gutierez. “Prandaj, FEG mbështet këtë iniciativë profesionale me qëllim të forcimit të vetë-rregullimit të mediave në Maqedoninë e Veriut,” shtoi ai.

Përkujtojmë që rreth 70 media online kanë arritur të hyjnë në Regjistrin në fazën e parë, në mesin e të cilave është dhe Portalb.mk. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në ueb faqen www.promedia.mk do të ketë detaje për të gjithë anëtarët e Regjistrit.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button