Qeveria e RMV-së do të blejë 33 automjete të blinduara për Armatën nga SHBA-ja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e ardhshme të 24 dhjetorit do të nënshkruajë marrëveshje me SHBA-në për furnizimin 33 automjeteve të lehta të blinduara, pasi që Komisioni Kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri njëzëri ka dhënë mbështetje për furnizimin, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

“marrëveshja ka të bëjë me furnizimin e 33 automjeteve luftarake të blinduara për nevojat e Grupit të Lehtë të Batalionit Tokësor, të cilën si anëtare të NATO-s do ta deklarojmë në disponim të Aleancës. Kjo njësi do të marrë pjesë në operacionet e NATO-s dhe shkathtësia e saj do të jetë indikator për gatishmërinë tonë që t’i ndërmarrim obligimet si vend-anëtar. Pas mbështetjes nga ana e Komisionit Kuvendor pritet që edhe Qeveria në seancën e radhës më 24 dhjetor ta nënshkruar Marrëveshjen me Qeverinë e SHBA-ve”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria thonë se ky furnizim do të jetë vetëm fillim i pajisjes së Grupit të Lehtë të Batalionit Tokësor, i cili do të zhvillohet në dy faza.

“Në fazën e parë e cila do të zgjatë prej vitit 2019-të deri në vitin 2024 do të furnizojmë gjithsej 151 automjete. Pastaj, automjetet e lehta të blinduara janë pjesë e planti për modernizim të plotë të Armatës e cila ka filluar dhe po zhvillohet në etapa në vitet e ardhshme. Në atë drejtim për vitin 2020 është e paraparë që rreth 20% e buxhetit në mbrojtje të destinohet për modernizimin e kapaciteteve”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button