Midis demagogjisë dhe shqiptarizmit

Nisma për të bërë ndryshime në Kodin zgjedhor nga një grup deputetësh dhe e përkrahur nga LSDM-ja qeveritare i shqetësoi në masë të konsideruar shpirtërat në partitë politike shqiptare në përgjithësi dhe në BDI në veçanti.

Ashtu siç është bërë traditë deceniesh partitë politike shqiptare në Maqedoni, në mungesë të koncepcioneve të qarta programore e politike her;ë herë merren me demagogji politike të cilën si maskë ia atribuojnë shqiptarizmit.

Në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar ishte  shumë e njohura dhe e përfolur thënia e diplomatit gjerman Geert Ahrens, ndërmjetsues në bisedimet tripalëshe midis qeverisë, PPD-PDP-së dhe bashkësisë ndërkombëtare se në këto bisedime shqiptarët nuk dijnë se çka kërkojnë: shtetëformësim, autonomi, dykombësi apo integrim. Nëse atëherë ishte herët dhe ishim të papërvojë sepse nuk e kishim shkelur një rrugë me dafine por plot me therra, dhe si rezultat i asaj kishim edhe turbullira konceptesh politike, siç ndodhi që edhe pas 28 vitesh transformime demokratike, këto turbullira konceptesh edhe më tepër të thellohen dhe krejt mosdijen tone politike, interesat vetanake dhe grupore politike t’i mbulojmë me sintagmën demagogjike “kjo nuk është në interes ë shqiptarëve”.

Dilemat politike shqiptare  themelin e kanë në këto teza:

-një njësi zgjedhore është në dëmë të shqiptarëve kurse listat e hapura në dobi të tyre.

Argumenti BESA: shqiptarët të cilët në numër të madh ose të vogël  janë pakicë në pjesët lindore të vendit nuk do të mund të kontrollojnë procesin e votimit dhe do të humbim numër deputetësh.

Kundërargumenti1: VMRO-DPMNE në Shipkovicë, Reçicë e gjetiu nuk ka asnjë kandidatë por aktivistët e saj e kontrollojnë procesin zgjedhor për mrekulli.

Kundërargumenti 2: Diaspora shqiptare nga Maqedonia është absolutisht shumicë në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë e gjetiu por fitoren në zgjedhje parlamentare bindëshëm e mori VMRO. Pse ka nevojë atëherë paaftësinë e partive politike shqiptare për të organizuar zgjedhje në vend që ta cilësojmë si paaftësi organizuese të tyre ta cilësojmë si dëmë të shqiptarëve?

Argumenti  Aleanca: Nuk duam një njësi zgjedhore por kërkojmë ndarje në 8 njësi, si opsion më i drejtë për shqiptarët.Listat e hapura të pranueshme.

Kundërargumenti: Nuk ka ndarje ideale të njësive zgjedhore askund në botë sadoqë përpjekjet të jenë tepër të mëdha, por edhe teoretikisht nuk keni provuar ta dëshmoni se 8 njësi është më në favor të shqiptarëve se një njësi zgjedhore.

Argumenti  BDI-së dhe kryesori: Ndarja me gjashtë (6)njësi zgjedhore është idealja dhe duhet të aplikohet edhe më tej, edhe pse   humb BDI por fitojnë shqiptarët.

-Nuk ndryshojnë rregullat e lojës një muaj para zgjedhje dhe nevojitet kohë për debat;

-Nuk ka qenë pjesë e marrëveshtjes së koalicionit por është tekja e LSDM-së;

-Koalicioni me LSDM- i fortë si dushku. Rroftë koalicioni!

Kundërargumenti: Është e qartë se me këtë ndarje shumë fiton BDI (si parti më e madhe) edhe më shumë humbin shqiptarët. Njësia e pabaraspeshuar numerikisht. Nga 40.000 votues tepër në njësinë 6, diku 30 mijë duhet të jenë shqiptarë, kjo do të thotë 7 deputetë shqiptarë më pak!!

Nisur nga kjo duhet përkrahur fakti që më tepër të fitojnë shqiptarët e pak të humb BDI.

Në kësi lloj- lloj opsionesh politike ku secila parti i ka shqiptarët e vet (të paktë) dhe flet në emër të gjithë shqiptarëve si t’ia bëjmë që të gjithë partitë politike shqiptare në vend të demagogjisë realisht të promovojnë interesin e shqiptarëve të krejt partive.

KUR ABSURDI  TREGON MOSDIJE?

Në tryezën e fundit të “Click plus” përfaqsuesit e partive politike BDI, BESA, Aleanca , LSDM (me përjashtime) duke u munduar ta mbrojnë shqiptarizmin ranë më tepër në demagogji politike. Përpjekja e përfaqsuesit të BDI-së  në debat që të na bind se partia e tij e ka shpëtuar shqiptarizmin nga “humbjet” (me një, dy,deputetë më tepër) e mëdha të mundëshme shqiptare gjatë pesë cikleve të fundit zgjedhore falë përkrahjes së tyre sistemit të gjashtë njësive zgjedhore, (që pothuaj pak u kundër argumentua nga bashkëbiseduesit tjerë), nuk më la të qetë që të mos i shkruaj disa fjali.

Nuk e kam të qartë athua  përfaqsuesi i partisë që “sheh përtej gardhi” (BDI) dhe e parashikon të ardhmen e shqiptarëve si parashikuesit e fateve e pati lejen e partisë së tij kur (befasisht)u ofroi të gjitha partive politike shqiptare sistemin zgjedhor të Kosovës, me zbatimin e të cilit partitë politike shqiptare në Maqedoni do të fitonin 30 deputetë.

Konsideroj se propozuesi nuk mund ta ketë studjuar mirë këtë çështje por e lansoi si një ide “patriotike”. Së pari ajo që e citoi propozuesi nuk është pjesë e kodit zgjedhor në Kosovë dhe nuk mund të aplikohet aspak në Maqedoni. Ajo është përcaktim kus htetues që u mundëson komuniteteve respektin e të drejtës për pjesmarrje në jetën publike.

Në nenin 1, alinea 2 e Kushtetutës së Kosovës theksohet se “ Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Në nenin 3 [Barazia para Ligjit) shkruan se “Republika e Kosovës është shoqëri shumëetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera”.

Në krejt tekstin e kushtetutës kategori kushtetuese janë qytetarët dhe komunitetet, kjo do të thotë minoritarët. Në shoqëritë multietnike shteti është I obliguar të krijojë mekanizma për mbrotjen e minoriteteve siç është mbrojtja kundër diskriminimit, promovimi I barazisë, ruajtja dhe zhvillimi i kulturës dhe identitetit të minoriteteve kombëtare, garantimi I të drejtave, qasjen e tyre ndaj mediumeve, kujdesin për gjuhët minoritare, edukimin dhe arsimimin e minoriteteve si dhe pjesmarrjen e tyre në jetën publike (formimi I partive politike, zgjedhjen e tyre dhe të drejtën e zgjedhjes). Gjithë këto janë përfshirë në shumë dokumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve ndër të cilat është edhe Korniza e Konventës për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, të Këshillit të Evropës, një traktat multilateral i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e minoriteteve në nenin 15 të së cilës shkruhet se “palët do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen aktive të personave që i përkasin pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike dhe në çështjet publike…”.

Sipas nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshtjet dhe instrumentet ndërkombëtare garantohen me kushtetutë, zbatohen drejtëpërsëdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike.

Në nenin 64 të Kushtetutës së Kosovës definohet se Kuvendi ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura, prej tyre 20 vende janë të garantuara për përfaqsimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë dhe partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqsojnë komunitetin Serb do të kenë numrin e vendeve në Kuvend,  të fituar në zgjedhjet e hapura me minimum dhjetë (10) vende të garantuara në rast se numri I vendeve të fituara është më I vogël se  dhjetë (10) dhe  partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.

Në nenin 62 të Kushtetusë së Republikës së Maqedonisë se Kuvendin e  përbëjnë prej 120 deri më 140 deputetë dhe se mënyra e zgjedhjes së deputetëve rregullohet me ligj i cili sillet me shumicë votash nga numri I përgjithshëm e deputetëve.

Pazbatueshmëria e modelit zgjedhor kosovar në Maqedoni argument parësor e ka faktin se:

-përfaqsimi I komuniteteve pakicë në Kuvend në Kosovë është kategori kushtetuese;

-Në Maqedoni Kushtetuta e përcakton numrin e deputetëve dhe karakterin demokratik të gjedhjeve ndërsa njësitë zgjedhore dhe sistemin e votimit përcaktohen me ligj;

-Në Maqedoninë multietnike Kushtetuta nuk i përcakton Maqedonasit si kategori etnike dhe pastaj komunitetet por Maqedonasit si kategori etnike dhe qytetarët që jetojnë këtu dhe janë pjesë e popullit shqiptar, turk, rom e kështu me rradhë.

Propozimi në frymën e praktikës kosovare do të ishte poqese në kushtetutë do të përcaktohej se Maqedonasit dhe Shqiptarët janë dy popujt shtyllë dhe komunitetet turk, serb, rom me të drejta të garantura me konventa ndërkombëtare etj. Në Kushtetutën e Maqedonisë të drejtat e komuniteteve janë pjesë e integruar e Kushtetutës si rezultat I Marrëveshtjes së Ohrit ndërsa në Kushtetutën e Kosovës të drejtat e minoriteteve janë kategori e posaçme në kushtetutë, si obligime që dalin nga konventat evropiane e botërore për të drejtat e minoriteteve.

Formulimi I shtetëformësisë në Republikën e Maqedonisë me apostrofimin edhe të  Marrëveshtjes së Ohrit ku nënshkrues janë liderët e partive politike shqiptare e maqedonase në praninë e përfaqsuesve të BE-së dhe SHBA-ve dëshmon për karakterin dykombësh të rrugës së konstituimit të shtetit I cili me ndryshimet e mëvonshme kushtetuese do të bëhet realitet I pashmangshëm.

PSE NJË REAGIM KAQ I ASHPËR?

Nisma për një njësi zgjedhore pa prag hasi në reagim të ashpër me motive “patriotike”nga partia shqiptare BDI në qeverisje me LSDM. Aleanca dhe Besa e folën nga një fjalë për lista të hapura (demokratike) me alternative të numrit njësive.

Diplomati që një vit me rradhë na sillte lajme të “gëzueshme” me rekomandime të kristalta nga Brukseli se me Maqedoninë puna ishte kristal-hop në BE (në tetor të këtij viti që i numron ditët e fundit), gjithashtu na gëzoi  edhe me lajmin se Brukseli nuk lejon një javë para dasmës ta ndrojsh nusen me nuse tjetër.

Po në “Click plus” mbrëmë gazetarëve shqiptarë Mickovski ua pranoi se LSDM dhe VMRO gati 6 muaj kishin biseduar si ta teleisin nusen e ardhëshme dhe ishin marrur vesht.

Kjo ndodhi ashtu si Venediku që në vend të denarit me shkronja shqipe dhe « police-policia » dështoi debatoi për krejt ligjin e kërkuar shumëvjeçar shqip dhe Komisioni konstatoi se i kemi tejkaluar normat evropiane të të drejtave gjuhësore minoritare.! Edhe këtë nuk e kemi ditur!

Sa  për idenë të ketë prag së paku  prej 3-5% që disa vota të “fukarave” të vegjël të derdhen në hambarin e pangopshëm të zenginëve të mëdhenj është kollaj. Hajt, pasi insistoni, le të jetë si në Hollandë 0,6% ndërmjetësoj unë.

U duk   frika dhe rezistenca e deputetëve “të garantuar”  nga ana e liderit gjatë shumë mandateve që vjen nga frika e zavendësimit të tyre me forca të reja dhe të pakorruptuara e joservile ndaj liderit;

-Sepse një system me një njësi zgjedhore pa prag (thashë 0,6% si në Hollandë) dhe me lista të hapura do të krijonte parti fituese me numër më të madh mandatesh por jomjaftueshëm për të pasë shumicë vetanake parlamentare;

-Koalicionimi mes partive do të ishte një procedure më e gjatë por parlamenti do të kishte një strukture më cilësore dhe më demokratike dhe me më tepër opsione politike që do ta pengonte dominimin në kuvend të vetëm një partie politike;

– Stimulimin e demokracisë brendapartiake dhe shkatrimin e klaneve politike brendapartiake të lidhura me autoritetin (diktaturën) e liderit;

-pjesmarrjen më të madhe në debat të deputetëve si rezultat I cilësisë së tyre dhe mosvarshmërisë nga lideri.

Argumenti I pabazë që vjen nga përfaqsues të partive politike se të pasurit do të mund t’i blejnë votat(gjë që mund të ndodhë ashtu si ka ndodhur mbushja e deritashme e kutive të votimit) është jashtë rregullave të shtetit të së drejtës sepse një praktikë e tillë është e ndëshkueshme me ligj.

Shtrohet pyetja se si do ta  arsyetojnë partitë politike (që vajtojnë për zvogëlimin e numrit të deputetëve shqiptarë nga arsyet e sistemit zgjedhor) kur në rradhët e tyre 95% e deputetëve shqiptarë nga rradhët e tyre madje edhe gjatë seancave merren me çështje të fitimeve vetanake dhe jo me diskutime në parlament;

-si këto parti politike do ta arsyetojnë faktin se gjatë katër legjislacioneve të fundit përfaqsohen në foltore me dy deputetë përderisa të tjerët në seanca i zë gjumi?

Çelësi i Inatit politik të kundërshtimit të nismës për një njësi zgjedhore  megjithate gjindet në duart e zgjedhësve: poqese partitë zgjedhësve nuk ua japin  kënaqsinë e përzgjedhjes së përfaqsuesve të tyre në parlament ata mund t’i ndëshkojnë thellë partitë dhe mos dalin në zgjedhje të votojnë kandidatët e caktuar sipas shijes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button