Vizbegu me projekt por pa shkollë

Derisa organet kompetente hedhin fajin njëra-tjetrës, 800 nxënësit shqiptar të lagjes Vizbeg të Shkupit mbeten të detyruar të ecin çdo ditë në këmbë 4 kilometra për të arrit tek shkolla fillore ’26 Korriku’ në Shutkë.

Qëndrimi i Ministrisë së arsimit sa i përket kësaj problematike është se Komuna Butel ende nuk ka dorëzuar një projekt të cilin sipas zëvendës ministrit Safer Neziri, MASH-i do ta shqyrtonte.

‘Ne jemi duke e pritur projektin prej Komunës Butel që të vjen tek ne. Sepse ne nuk mund të parashohim për shembull ndërtim të shkollave pa arrit projekt prej komunave. Kemi paralajmërime se do të bëhet, jemi duke pritur edhe projektimi për ndërtimin e shkollave bëhet pas miratimin e buxhetit për vitin  ardhshëm. Do të thotë pasi të bëhet miratimi i buxhetit ne i shohim nevojat e shkollave, tani ne po presim sepse jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me këshilltarët e Qytetit të Shkupit dhe Butelit, sepse Komuna e Butelit ka ndarë një parcelë të tokës, për ndërtimin e shkollës në Vizbeg, e tash ne presim prej Komune të na sjellin projektin dhe kur i njëjti të vie ne do ta shqyrtojmë si projekt dhe jemi të interesuar edhe për atë shkollë në Vizbeg’ tha Neziri.

Në Komunën e Butelit thonë se projekti i ka kaluar gjitha fazat dhe është dërguar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, nga ku edhe presin përgjigje për ti dhënë dritë jeshile ndërtimeve të objektit të ri të shkollës.

‘Plani detal urbanistik është në fazën finale, pritet çdo moment miratimi nga Ministria për transport dhe lidhje, një herë u kthye projekti të bëjmë korrigjim, tani presim përfundimisht vërtetim nga MTL dhe pastaj projekti do të gjendet në rrënd dite të këshillit komunal. Shpresojmë se kjo do të jetë shumë shpejtë, do të thotë sa të sillet projekti detal urbanistik pastaj mundet në mënyrë konkrete të fillohet me realizimin e projektit, është paraparë shkollë dhe çerdhe’ tha Snezhana Klinçarova nga sektori për marrëdhënie me opinion i Komunës.

Portalb edhe pse insistoi nuk arriti të marr përgjigjen nga MTL-ja.

Ndryshe, ideja për këtë shkollë ekziston më shumë se 4 vite, bile është ndarë edhe tokë prej diku 3.300 metra katrorë për këtë qëllim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button