1 dollar për 90 mijë, ja cili ishte investimi më i mirë i dekadës

Sipas një raporti nga “Bank of America Securities”, Bitcoin, valuta më e komentuar digjitale, ishte investimi më i mirë që nga viti 2010, shkruan Opinion.al, transmeton Portalb.mk.

Në dekadën e fundit Bitcoin konsiderohet si kriptovaluta më popullore dhe më e pranuar, pavarsisht se vijon të mbetet një investim shumë spekulativ.

Në raport theksohet se nëse do të kishit investuar 1 dollar në bitcoin në fillim të dekadës, tani do të kishit plot 90.000 dollarë. Kjo pasi sot, një bitcoin vlerësohet me 7000 dollarë. Edhe pse është shumë më pak sesa dy vite më parë, kur vlente rreth 20 000$, sidoqoftë mbetet investimi më fitimprurës.

Tashmë shumë biznese pranojnë pagesa me bitcoin, ndërsa fakti që Facebook planifikon të nxjerrë Libra-n, një tjetër valutë digjitale, e legjitimon edhe më tej Bitcoin-in./Opinion.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button