Ekspert për lëndën e Llaskarcës: Autobusi i “Durmo Tours” ka qenë teknikisht i dëmtuar

Eksperti Milan Qosevski, i cili sot ka dhënë deklaratë në seancën për rastin Llaskarc, me ç’rast ka thënë se autobusi i “Durmo Turs” kishte pas sisteme të sigurisë për frenim, por kanë vërejtur edhe se tabela e kontaktit nuk është në gjendje të mirë, transmeton Nova.

Ai theksoi se automjeti kishte qenë teknikisht i dëmtuar dhe që parregullsitë kryesore ishin gjetur në jo efikasitetin e sistemit të frenimit. Një profesor i FEIT tha se me urdhër të PThP-së, ai bashkë me kolegët e tij kishin bërë ekspertizë të aksidentit të trafikut pas kontrollit të rrugës, bankinave, vendndodhjen e autobusit dhe mekanikën e automjetit. Qosevski ka shtuar se në autostradë nuk kishte pas gjurmë të frenimit.

Deklaratë për ngjarjen “Llasakarc” ka dhëne edhe një dëshmitar, i cili kishte qenë dëshmitari i parë okular i ngjarjes. Ai më pak se një minutë kishte vozitë pas autobusit të “Durmo Turs” dhe kishte pas për qëllim ta kapërcejë atë pak para së të ndodhë ngjarja vdekjeprurëse. Ai vetë e kishte pa si ka ndodhur fluturimi i autobusit dhe sqaroi se ishte dukur sikur kishte qenë duke kthyer majtas si normalisht për të dalë jashtë autostradës pa provuar të frenonte. Nuk kishte dëgjuar asnjë tingull, as nuk kishte vënë dritat e ndalimit dhe kishte menduar që shoferi kishte pësuar sulm në zemër sepse thjesht kishte kthyer në të majtë.

Procesin gjyqësor e drejton gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski.

Gjashtë persona janë akuzuar për aksidentin e autobusit. Pronari i “Durmo Turs” Durmish Beluli, menaxheri i transportit të kompanisë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski janë akuzuar se kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë dhe pronës së njerëzve në trafik, ndërsa tre punonjësit e stacionit të inspektimit teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button