Basha: Qëllimi i Ramës është t’i mbyllë gojën opozitës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur ish-grupin parlamentar  për të diskutuar situatën në vend, transmeton OraNews.

Basha u tha ish-deputetëve se gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave.

“Rama kërkon t’u mbylle gojën mediave, duke i bërë presion kujdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”, u tha Basha ish-deputetëve.

Denimin e Ervin Salianjit, kryeopozitari i konsideroi si një dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrit të Brendshëm.

“Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg”, tha Basha.

Basha tha se gjendja e emergjencës   u zgjat jo për t’u ardhur në ndihmë qytetareve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit te tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa të cilat tha kreu i PD, Shqipëria nuk avancon dot në rrugën e integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button