“Mini-Shengeni” nesër në Tiranë

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut nesër dhe pasnesër do të jetë në Tiranë në kuadër të “Mini-Shengenit”, ku përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, këtë herë pritet të ketë edhe dy mbikëqyrës amerikan, transmeton Portalb.mk.

“Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e Mini Shengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet”, ishte shprehur sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer.

Ky është takimi i tretë në kuadër të kësaj iniciative, duke e marrë parasysh se dy takimet e para janë zhvilluar në Nish të Serbisë dhe Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këta takime do të marrë pjesë edhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ndërsa autoritetet nga Kosova vazhdojnë të refuzojnë këtë nismë.

Përndryshe, liderët janë shprehur se nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

LEXO: Deklarata e përbashkët e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit për “Mini Shengen Ballkanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button