Zbogar: Vendimi i vendit është se si do të zgjidhë situatën në gjyqësor

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot në Makedonska Kamenica tha se ai e kishte shprehur qartë qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me vetingun në gjyqësor. Vendi duhet të vendosë se si do të veprojë, tha Zbogar, kur u pyet për të komentuar pozicionin e presidentit Stevo Pendarovski, i cili dje në parlament tha se votimi duhet të zbatohet pas zgjedhjeve, transmeton Meta.mk.

“Presidenti mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm dje për çështjet kryesore të cilat i shqetësojnë qytetarët. Në deklaratën time qartë e shpreha qëndrimin tonë – është vendim i vendit është se si do të zgjidhë situatën në gjyqësor”, tha Zhbogar.

Euroambasadori Zhbogar përsëriti se zbatimi i reformave është thelbësore për pranimin e Maqedonisë në BE. I pyetur nëse këto reforma përfshijnë ndryshime në Kodin Zgjedhor për të cilat qeveria dhe opozita kanë pikëpamje diametralisht të kundërta, Zhbogar tha se ishte çështje e brendshme. Por është e sigurt që mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike do të jetë thelbësore para samitit të majit në Zagreb, kur pritet kthim i ri në çështjen e Maqedonisë.

“Mendoj që reformat duhet të vazhdojnë. Disa çështje duhet të zgjidhen edhe para zgjedhjeve, ndërsa më pas të keni edhe zgjedhje demokratike me fushatë dinjitoze. Për sistemin zgjedhor – qoftë një apo gjashtë njësi zgjedhore, është çështje e brendshme për të cilën ne nuk kemi ndonjë pikëpamje të veçantë”, tha Zhbogar, duke shtuar se është e rëndësishme që rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it të përfshihen.

Euroambasadori, sot në Makedonska Kamenica ka debat me gjimnazistët e rinj. Ai paralajmëro zhvendosje të madhe në drejtim të komunave vitin e ardhshëm me një fond prej pesë milionë euro të destinuara  për projektet komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button