Mbappe futbollisti më i shtrenjtë në botë, Ronaldo as në top 10

Lojtari i kombëtares së Francës dhe sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG) Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë ndërsa vlera e tij në treg kap shifrën prej 225 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

“KPMG Football Benchmark” bëri analiza dhe botoi listën prej 10 futbollistëve më të shtrenjtë.

Mbappe-n, i cili është në majë të listës, e përcjell bashkëlojtari i tij nga PSG, braziliani Neymar me vlerë prej 185 milionë euro.

I treti në listë është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, vlera e të cilit është 180 milionë euro.

Lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë, në të cilën nuk është i pranishëm ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket si në vijim:

 Fudbollisti Klubi Vlera (euro)
 1. Kylian Mbappe  PSG  225 milionë
 2. Neymar  PSG  185 milionë
 3. Lionel Messi  Barcelona  180 milionë
 4. Eden Hazard  Real Madrid  152 milionë
 5. Raheem Sterling  Manchester City  150 milionë
 6. Muhammed Salah  Liverpool  150 milionë
 7. Harry Kane  Tottenham  140 milionë
 8. Sadio Mane  Liverpool  130 milionë
 9. Kevin De Bruyne  Manchester City  130 milionë
 10. Antoine Griezmann  Barcelona  125 milionë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button