Ka hyrë në Kuvend ligji i cili mundëson eksport të kanabisit mjekësor

Në Kuvendin e Maqedonisë së  Veriut sot janë caktuar disa komisioni, në mesin e të cilit edhe i Komisionit për Shëndetësi, ku në rend dite, përveç tjerave, është edhe Ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, me të cilin duhet të rregullohet kultivimi dhe prodhimi i marihuanës për qëllime mjekësore, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç është e njohur, me këtë ligj duhet që të mundësohet eksportim jo vetëm i vajit të kanabisit, por edhe i lules së thatë, nga e cila ndërmarrjet në vend kanë shumë stoqe në depo, megjithatë nuk kanë teknologji që ta shfrytëzojnë për ekstrakt, as nuk mund ta eksportojnë sipas ligjit ekzistues.

Ligji i ri disa herë është përpunuar, që ka shkaktuar revolt te kompanitë e licencuara të kanabisit, të cilat janë kërcënuar se nëse nuk miratohet ligji i ri, do ta derdhin kanabisin përpara Qeverisë.

Shoqata e prodhuesve të kanabisit mjekësor “Makkabanis” kanë dërguar apel deri te partitë më të mëdha politike në vend që urgjentisht t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Nga Shoqata kanë kërkuar që ligji, që është dorëzuar në Kuvend, të miratohet përpara shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht të marrë status të ligjit i cili miratohet me procedurë të shkurtuar që të mundet të votohet në seancën e radhës.

Kryetari i Shoqatës “Mkkanabis”, Kostadin Dukovski, në konferencë për shtyp tha se sikur dikush me qëllim nuk dëshiron ta miratojë këtë ligj, ndërkaq me atë të gjitha kompanitë që kanë investuar shuma milionëshe në këtë biznes humbasin dhe se mundet që tërësisht të humb ky biznes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button