Donte ti zhvaste lekët, mjeku gënjente prindërit se fëmijët e tyre ishin me kancer

Një mjek gënjeu disa prindër se fëmijët e tyre ishin me kancer për ti trembur që të paguanin kujdes shëndetësor të shtrenjtë në spitalin e tij privat, transmeton OraNews.

Mina Chowdhury dha një diagnozë të rreme për tre fëmijë dhe më pas u rekomandoi të bënin skanerët dhe analizat në spitalin e tij Meras Healthcare në Glasgow.

Në një rast 44-vjeçari i tha nënës së një djali 2-vjeçari se ai mund të kishte kancer në gjak ose limfoma. Ai i sugjeroi spitalin në Londër me pretendimin se asnjë Skoci nuk mund të kryente ekokardiograminë tek fëmija.

Në një rast të dytë i tha prindërve të një 15-vjeçareje se ajo kishte një gungë në këmbë që ishte sarkomë e indeve të buta.

Chowdhury u tha prindërve se një mjek në Londër mund të bënte skanimin me ultratinguj, MRI dhe biopsinë brenda ditëve.

Ndërsa mamasë së një adoleshenteje i tha se vajza kishte neuroblastoma në stomakun e saj që mund të përhapeshin nëse nuk trajtoheshin.

Ai i tha mamasë që vajza do të duhet të udhëtojë në Londër për teste gjaku.

Mjeku thuhet se mori vendimin për shkak se biznesi i tij kishte pësuar humbje dhe ishte në gjendje të keqe financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button