Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Java mund të jetë e gjatë, por pas disa ditësh të njëpasnjëshme mbi taka, dhimbja e këmbëve është e vazhdueshme dhe e padurueshme. Këtu ke një udhëzues për trajtimin e kësaj dhimbjeje, sepse, shpejt a vonë, do t’u rikthehesh sërish platformave.

Ec zbathur

Është me të vërtetë koha për t’i lënë këmbët të lira, pa veshur asgjë. Fundjava është fiks koha për të qëndruar sa më natyrale të jetë e mundur. Kjo është mënyra më e mirë për t’i çlodhur këmbët nga fryrja apo nga kallot që mund të jenë krijuar, transmeton Revista Class.

Kuro çdo dëmtim në këmbë

Çdo plagë e hapur ka nevojë për vëmendje të menjëhershme: dezinfektoje vendin që mund të jetë dëmtuar ose që ka krijuar flluska dhe rezistoji tundimit për të veshur sërish të njëjtat këpucë. Vendos edhe një fashë në flluskat e krijuara për të mbajtur pastër lëkurën.

Qetësoji këmbët me ujë të nxehtë

Mbushe vaskën me ujë të nxehtë dhe lëri këmbët të qeta për një farë kohe. Në fillim uji mund të të djegë pak, veçanërisht nëse ke plagë, por e nxehta do të të ndihmojë për të zbutur muskujt. Shto disa pika vajrash esencialë për një kurim të mëtejshëm mjekësor. Borziloku p.sh., është mjaft i njohur për vetitë e tij lehtësuese.

Prit

Durimi është me të vërtetë pjesa më e vështirë e gjithë këtij procesi. Ndoshta ke këpucë të mrekullueshme që nuk i ke veshur. Por ato vetëm do të t’i shtojnë problemet, ndaj për t’i pasur këmbët më të shëndetshme, mbaji sa më larg të jetë e mundur këpucët që ke blerë këto ditë, derisa shumica e plagëve të jenë shëruar dhe të mos ndjesh më dhimbje në këmbë.

Bëj pak stërvitje

A e di se yoga e këmbëve është një gjë shumë e mirë? Natyrisht, kjo duhet bërë.

Merr një trajtim spa ose masazh për këmbët

Merr një justifik “mjekësor” për të përkëdhelur veten dhe vizito një spa që ofron trajtime edhe për këmbët. Një masazhatore e aftë do të dijë të t’i lehtësojë muskujt deri në thellësi, duke arritur në thelbin e çdo dhimbjeje të mbetur.

Vish këpucë të rehatshme

Gati për nje xhiro jashtë? Zgjidh një palë këpucë të sheshta ose atlete sa më të rehatshme edhe nëse nuk shkojnë shumë me veshjen. E rëndësishme është që të zgjedhësh këpucë që kanë sa më pak kontakt me lëkurën e këmbës.

Përdor pedikyr

Tani që gjërat kanë filluar të marrin rrugën drejt shërimit, është koha kur mund t’ia lejosh vetes luksin e pedikyrit, pra këmbët duhet të kthehen në normalitet. Kjo do të thotë disa ditë të tjera të lumtura.

Mos harro trajtimin

Para se të kalosh sërish në platforma, mendo që java kalon shumë shpejt dhe mund të gjendesh sërish në fillim. Mund të ketë disa mënyra që t’i parandalosh problemet në të ardhmen. Bëj disa vaska të ngrohta ose zgjidh këpucë sa më të rehatshme.

Konsultohu me mjek nëse është e nevojshme

Kallot mund të të shfaqen përsëri, ndaj nëse dhimbja nuk është zbutur dhe vëren disa gunga të këqija në këmbë, është koha për të kërkuar ndihmë profesionale. Kështu mund të parandalosh një sërë problemesh në të ardhmen.

Në fund, përgëzime! Dollapi i këpucëve është përsëri yti. Veçse ndalu gjatë dhe me qetësi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button