Në Qeveri dhe administratë nuk do të përdoren më gotat dhe enët tjera të plastikës

Me propozimin e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH) në RMV, Qeveria e miratoi iniciativën për ndërprerjen e furnizimit të plastikës për një përdorim në institucionet shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Nga 1 janari i vitit 2020, në furnizimin e ardhshëm publik të zbatuar nga Qeveria, shishet plastike do të zëvendësohen me gota qelqi, nuk do të furnizohen gota plastike, kashta plastike, lugë dhe enë të tjera plastike për një përdorim të njëhershëm dhe nuk do të furnizohen produkte siç është sheqeri, në ambalazh plastike por me shumicë”, deklaroi Naser Nuredini, ministri i MMJPH-së.

Shërbimi i çështjeve të përgjithshme dhe gjithë ministrisë dhe organet tjera nuk do të mund të lidhin kontrata për furnizim publik me prodhuesit, nëse nuk i kanë kryer detyrimet për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, detyrime që do të përcaktohen me ndryshimet e reja në ligjin për menaxhimin e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button