“Nokaut” akoma pa filluar ndeshja (VIDEO)

Bota e boksit ka përjetuar një nga ngjarjet më të pazakonta këtë javë, pas anulimit të meçit mes Ruan Visserit dhe Tian Fickut pasi Visseri ra nga ringu pak sekonda para meçit.

Të dy boksierët ishin futur në ring e gjatë ngrohjes kampioni i Afrikës Jugore mbështetej në litarët, që këtë herë nuk arritën ta mbajnë. Teksa litarët u këputën, Ruann duke rënë në tokë u përplas për tavolina duke u lënduar.

Pas një kaosi në afërsi të ringut të dy boksierët u kthyen prapa në zhveshtore me zyrtarët që u përpoqën të rregullonin ringun, transmeton Koha.net.

Më vonë u konfirmua nga doktorët se Ruanni nuk do të jetë në gjendje të boksonte 12 raunde dhe për këtë meçi u anulua.

Visser, i gjatë 207 centimetra, në këtë meç luftonte për të mbrojtur titullin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button