U dënua me burg deputeti i PD-së, ky është reagimi i tij (VIDEO)

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur lidhur me dosjen “Babale”.

Kjo gjykatë e ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji.

Ai u dënua me 1 vjet burgim.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet e 5 muaj burgim Albert Veliun, dhe 2 vite burg për Fredi Alizotin.

Kurse për gazetarin Jetmir Olldashi, gjykata ka vendosur për dënimin e tij me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti, njofton Abc News.

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata penale e Tiranës, Ervin Salianji dha një prononcim për mediat ku theksoi se vendimi i sotëm për dënimin e tij do të apelohej më tej. Sipas Salianjit Gjyqtari Artan Gjermeni ka patur konflikt interesi në gjykimin e çështjes ndaj tij.

“E komentoj me qetësi. Ishte e pritshme  sepse ishte bërë gati kohë më parë. E pabazuar në ligj dhe në fakte, vetëm e bazuar në vendime politike.  Ky gjyqtar në një çështje më parë, ku unë kam qenë palë,  kemi kërkuar përjashtimin e tij sepse ka qenë në një konflikt interesi. Nuk ka mafje, nuk ka llum që më ndalin dot. Padiskutim që nuk më tremb por më bën të privilegjuar dhe i motivuar edhe më denoncues në këtë grup të strukturuar kriminal. Tashmë vendimi do të apelohet dhe do të ndiqen të gjithë shkallët e gjyqësorit deri në Strasburg“.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button