Alternativa: Tetovarët nuk i kanë asnjë borxh Teuta Arifit që të helmohen

Në ditët kur parametrat e ajrit tregojnë se Tetova përsëri bëhet zonë e rrezikshme për të jetuar, kjo për shkak të ajrit të ndotur, Alternativa – Dega Tetovë ngre këtë shqetësim, duke ia kujtuar kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi se tetovarët nuk i kanë asnjë borxh që të helmohen dhe ajo të arsyetohet se është faji i motit.

“Për ne nuk ka asnjë faj natyra dhe moti, sepse për një menaxhment serioz komunal, që punon për interesat e qytetarëve, përcaktimi i prioriteteve bëhet, para së gjithash, mbi bazën e kujdesit për jetën e qytetarëve. Duke mos u kujdesur për zgjidhjen e këtij problemi, por të gdhihesh e ngrysesh në ajër helmues, ky është dënimi që Komuna e Tetovës ua bën qytetarëve të saj”, thonë nga Alternativa.

Nisur nga kjo Alternativa – Dega Tetovë i bën thirrje Komunës së Tetovës dhe Kryetares së saj që mos të tallet me jetën e qytetarëve të Tetovës, sepse askush nga tetovarët nuk meriton të helmohet që ajo të azdiset me pushtet.

“Detyrimi i saj është mjedisi i shëndetshëm. Sepse, askush nuk në Tetovë nuk ka fëmijë për të helmuar. Është koha e fundit Komuna të fillojë të merret me hallet e qytetarëve të saj. Kjo është Tetova që (nuk) Duam!”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button