MMJPH: Janë instaluar instrumente të reja matëse për matjen e PM10

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pas zbatimit të procedures së hapur të dhënies të kontratës për furnizimin publik të 5 analizatorëve automatik për matjen e PM10 si dhe 5 sistemeve të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, ju njofton se në stacionet automatike të monitorimit të cilësisë së ajrit në Lisiçe, Gostivar, Kërçovë, Veles 2 dhe Kavadar janë instaluar instrumente të reja matëse për matjen e PM10 dhe janë vënë në funksion.

Të dhënat nga matjet e kryera sot janë në dispozicion për publikun në portalin për cilësinë e ajrit: air.moepp.gov.mk.

Gjithashtu, informojmë se instrumenti për matjen simultane të PM10 dhe PM2.5 nga Kumanova është jashtë sistemit për shkak të problemeve teknike. Instrumenti do të vihet në funksion sapo të largohen problemet teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button