Avokati Merxhan Dauti u përpoq ta ndalë rastin “TNT” sikur Dimovski rastin “Talir”, ankohet për moshën e anëtareve të porotës

Avokati Merxhan Dauti, i cili muajin e kaluar u përpoq të bllokojë gjykimin për “TNT” për rrënimin e “Kosmos-it” të Fiat Canoskit, duke kërkuar përkthim të tërë çështjes në gjuhën shqipe.=, çështje që është para shqiptimit të aktgjykimit, në seancën e sotme e informoi gjykatësin sot dy anëtareve të porotës iu ka skaduar mandati sepse kanë mbushur nga 60 vjeç. Pesë ditë më parë, në gjyqin për “Talir”, me të njëjtën taktikë shtyrje kërkoi edhe i akuzuari, deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, transmeton Portalb.mk.

Avokati tha se sipas Ligjit për gjykatat, dy anëtaret e porotës nuk duhet të jenë pjesë e këshillit gjykues  për shkak të skadimit të mandatit të tyre dhe tha se ai e kishte njoftuar edhe kryetarin e gjykatës, Ivan Xholevin, ashtu edhe Këshillin gjyqësor.

Avokati Merxhan Dauti, i cili sot sërish kërkoi përkthim në gjuhën shqipe, më 19 nëntor është raportuar në Odën e Avokatëve nga gjykatësi Ognen Stavrev nën dyshimin se dëshiron të stërzgjatë procesin gjyqësor, duke kërkuar t’i përkthehen të gjitha aktet nga gjykimi dy-vjeçar dhe ashtu të abuzojë pozicionin zyrtar si avokat. Gjykatësi Stavrev nuk i pranoi kërkesat e tij.

Në TNT, i pandehuri i parë është i arratisuri në Hungari, Nikolla Gruevski. i cili ka urdhëruar  që me eksploziv të shkatërrohet objekti “Kosmos” i Canoskit, pasi në vitin 2011 e ndërpreu koalicionin e tij me VMRO-DPMNE. Pastaj, Mile Janakieski si koordinator i gjithë aksioneve për prishjen e paligjshme, ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski si logjistikë dhe të pandehur tjerë nga komuna.

Më 6 nëntor, i pandehura Elisaveta Najdovska ia ka revokuar autorizimin avokatit Dimitar Dangov dhe e zëvendësoi atë me Dautin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button