fbpx

Portalb në mesin e 67 onlajn mediave profesionale që janë pjesë e “Promedia”, regjistrit të parë kombëtar i krijuar nga KEMM

Midis mediave që gjenden në regjistrin e quajtur Promedia@ janë META, Portalb dhe Vërtetmatësi, botues i të cilave është Fondacioni Metamorfozis për Internet dhe Shoqëri nga Shkupi.

Ueb-faqja e regjistrit ende nuk është funksionale. Listën e mediave, mund ta shihni më poshtë.

Procedura u zhvillua sipas kritereve të dakorduara ndërmjet KEMM dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), sipas shembujve nga praktika në shoqëritë e zhvilluara demokratike dhe Këshillin e Evropës, e në konsultim edhe me komunitetin e mediave gazetarëve, mediave dhe të biznesit në vend. U tha në Shtëpinë evropiane në Shkup, pranë Delegacionit të BE-së në RMV. Mbështetje të fortë ka dhënë edhe Unioni i Pavarur i Gazetarëve të Maqedonisë (UPGM).

Në procesin e krijimit të këtij regjistri në mënyrë aktive u përfshi edhe Oda ekonomike e Maqedonisë, që anëtarët e saj, por edhe media, të kenë qasje më të lehtë në reklamat e komunitetit të biznesit në onlajn media profesionale, përkundër atyre që nuk i plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe rregullisht i shkelin standardet etike.

“Një nga qëllimet e regjistrit është t’i ndihmojë publikut që më lehtë të njohë mediat të cilat i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe iU përmbahen standardeve etike të raportimit në punën e tyre”, tha Marina Tuneva.

“Regjistri është proces i gjallë që do të ndryshojë, ndërsa presim ky numër të rritet. Ne, si esnaf, jemi në gjendje të pastrojmë oborrin e shtëpisë tonë, jo të dikush tjetër. Regjistri është shumëngjyrësh për nga politikat redaktuese edhe në aspektin demokratik edhe në lirinë e mendimit dhe të fjalës, gjë që është e mirë”, tha Katerina Sinadinovska, kryetare e Bordit Drejtues KEEM.

Kryetari i ShGM, Mlladen Çadikovski tha se Regjistri Promedia është i mirë si për komunitetin e biznesit ashtu edhe për qytetarët dhe politikanët.

“Komuniteti i biznesit do të dijë se ku të reklamojë, qytetarët do të jenë në gjendje të njohin media të mira dhe profesionale, ndërsa politikanët duhet t’i drejtojnë fushatat e tyre drejt këtyre mediave”, tha Çadikovski.

Numri i onlajn mediave në regjistër është i luhatshëm dhe do të rafinohet në bazë të kritereve të caktuara etike nga vetë anëtarët dy herë në vit. Ekzistojnë kushte detyruese dhe jo detyruese por që janë kushte të rekomanduara që duhet t’i përmbushin mediat të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e regjistrit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button