Kurti: Të shohim për çfarë është thirrur mbledhja e Këshillit të LDK-së, unë jam i gatshëm për kryeministër

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se sot do të shihet se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së a do t’i betonojë qëndrimet e deritanishme, apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

“… Kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë por nuk dua të ndërhyj të LDK…. Mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi i saj më i lartë…”, tha ai, transmeton Top Channel.

Sipas tij, do shihet sot pas dite nëse Këshilli i LDK-së është thirrur për t’i betonuar qëndrimet, apo për ta mundësuar marrëveshje me neve.

“Unë besoj që duhet të ketë takime mirëpo nuk mund të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjektit”, tha ai.

Lideri i VV-së tha se shpreson dhe uron që ashtu qysh ka vendosur populli, të ketë një qeveri të re nga opozita.

“Populli e do këtë ndryshim, unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, kam garuar për kryeministër të ri, kam fituar në zgjedhje, VV-ja është fituese besoj që sa më parë që merremi vesh, aq më mirë do të jetë dhe në 26 tetor të shkojmë të përgatitur për marrëveshjen e cila përveç harmonizimit programor të dakorduar do ta ketë edhe atë për ndarjen e përgjegjësive”, u shpreh më tej Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button