Ndotja e ajrit e fundit në listën e investimeve dhe tatimeve

Në periudhën kur ndotja e ajrit është top temë në shtet, të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë zbulojnë që më së paku para investohen për përballjen me këtë problem, si dhe më së paku tatime inkasohen në këtë bazë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor përbëhen prej dy komponentëve: investime në mjete për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shpenzime për mirëmbajtje të mjeteve për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Ekspertët për statistikë kanë përllogaritur sa është pjesëmarrja e shpenzimeve të caktuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor në investimet dhe shpenzimet e përgjithshme për këtë dedikim. Në vitin 2018, më e madhe është pjesëmarrja e shpenzimeve për menaxhim me hedhurina (64,2 përqind), e pastaj pjesëmarrja e shpenzimeve për aktivitete arsimore, edukative e tjera të ngjashme (9,7 përqind) dhe shpenzimet për mbrojtje të ajrit (2,1 përqind).

Ata kanë përllogaritur edhe sa është pjesëmarrja e kategorive të veçanta të tatimeve në tatimet e përgjithshme për mjedisin jetësor. Në vitin 2017, pjesëmarrjen më të madhe e kanë tatimet për materiale për energji (64,4 përqind), pastaj tatimet për transport (34,7 përqind) dhe tatimet për ndotje (0,9 përqind).

“Për t’u zvogëluar ndotja e ajrit, i domosdoshëm është bashkëpunim dhe aksion i koordinuar në nivel ndërkombëtar, nacional dhe lokal, si dhe koordinim me politikat që kanë të bëjnë me fushat tjera të mjedisit jetësor. Gjithashtu, nevojitet ngritje e vetëdijes publike për ajër të pastër dhe sigurim të mjeteve financiare për aplikim të masave të përkufizuara në planet dhe programet e përgatitura në nivel lokal dhe nacional, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Vetëm me kontribut personal të secilit qytetar për mbrojtjen e ajrit dhe implementim të masave të përkufizuara në nivel nacional dhe lokal mund të pritet të reduktohen substancat ndotëse në ajër dhe të përmirësohet cilësia e tij”, sugjerojnë nga ESHS në publikimin e tyre “Statistika për mjedisin jetësor 2019”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button