Pendarovski do të tentojë t’i pajtojë tifo-grupet, në prani të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të konfliktit të vitit 2001

Presidenti Stevo Pendarovski, në fjalimin e parë të fundvitit në Kuvend ka paralajmëruar takime të tifo-grupeve të përkatësve të ndryshme etnike në prani të dëshmitarëve dhe pjesëtarëve të konfliktit 2001, me qëllim që të njëjtët t’i pajtojë, njofton Portalb.mk.

“Deri në fund të vitit, për herë në kabinetin e presidentit, do të organizojmë një sërë takimesh me grupet e tifozëve, në të cilat janë aktiv të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike, dhe në të cilat takime, me ftesë timen, do të jenë të pranishëm edhe disa pjesëmarrës dhe dëshmitarë të konfliktit të vitit 2001, të cilët atëherë ishin në anë të ndryshme. Qëllimi im është që nëpërmjet shembujve të drejtpërdrejtë t’u tregojmë, nga njëra anë çmimin e dhunës, nga ana tjetër, vlerën e dialogut dhe debatit edhe për çështjet më të rënda me të cilat jemi përballur në vendin tonë”, tha presidenti Pendarovski.

Grupet e tifozëve në RMV, vazhdojnë të jenë vatra të gjuhës së urrejtjes, si rezultat i të cilës bëhen dhe krime nga urrejtja, megjithatë assesi të njëjtat nuk ndëshkohen.

Komiteti i Helsinkit njoftoi se në vitin 2018 është regjistruar numër rekord incidentesh (123) krahasuar me të gjitha vitet paraprake. Tendenca e rritjes së incidente të regjistruara, të kryera nga urrejtja, vazhdon edhe në vitin 2019, përkatësisht deri në fund të qershorit të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 109. Të gjithë incidenteve mund të shihen në internet portalin tonë interaktiv për regjistrim të incidenteve www.zlostorstvaodomraza.com.

Rasti i fundit ishte ai i komitëve kur pasi mbaroi ndeshja futbollistike mes Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli. Edhe më herët gjatë ditës tifozët Komitët dhe Vojvodët nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuar fyerje të shumta kundër shqiptarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk i ka identifikuar se cilët nga tifozët “Komitë” dje gjatë ditës dhe pas mbarimit të ndeshjes Vardar – Shkëndija kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve.

Gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Portalb.mk, vazhdimisht shkruan dhe ndjek rastet e gjuhës së urrejtjes. Për më shumë lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button