Pas disa dekadave mungesë, rikthehet në Festivalin e Këngës artistja e njohur

Festivali i 58-të i Këngës që do të ndezë motorrët e tij të enjten e 19 dhjetorit, do të jetë një prej eventeve më të mëdhenj të muzikës shqiptare në këto vite, që i është besuar dyshes Vera Grabocka – Alketa Vejsiu.

Gjatë 3 netëve të festivalit do të kujtohen të gjithë ato emra që kanë bërë historinë, jo vetëm të Festivalit të Fundvitit, por edhe të muzikës shqiptare, transmeton Revista Class.

Në skenën e Festivalti këtë vit do të ngjitet për herë të parë pas shumë dekadash edhe artistja e mirënjohur, Lindita Theodori.

E larguar prej vitesh drejt Londrës, Mjeshtrja e Madhe e Muzikës pritet të jetë krah Alketa Vejsiut në një prej netëve të festivalit për të na dhënë një “shije” të Festivalit të 11-të të Këngës, por edhe të gjithë karrierës së saj ndër vite.

Theodori nuk do të jetë e vetmja artiste e asaj kalibri që do të nderojë skenën e Festivalit të Këngës, por të gjitha do t’i mësoni në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongresve.

Nxitoni të merrni biletat tuaja sepse nuk do të donit të humbisnit eventin e dekadës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button