Realit i mungojnë 4 “yje” kundër Barcelonës

Zinedine Zidane ka publikuar listën me 19 lojtarët e grumbulluar për takimin që Real Madrid do të luaj kundër Barcelonës në La Liga, nesër në orën 20:00 në stadiumin “Camp Nou”, transmeton OraNews.

Ashtu siç pritej, yjet si Marcelo, Eden Hazard, Lucas Vazquez apo James Rodriguez, zyrtarisht do të mungojnë një “El Clasico”. Ndërkohë, Alvaro Odriozola, Brahim dhe Mariano Diaz nuk janë ftuar fare. Ferland Mendy është rikthyer në skuadër pasi e kreu dënimin me një ndeshje mos lojë kundër Valencias të dielën.

Lista prej 19 lojtarëve e Real Madridit për ndeshje kundër Barcelonës:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Ferland Mendy.

Mesfushë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Luka Jovic, Vinicius Jr, Rodrygo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button