Zaev-Kubera: RMV-ja e meriton hapjen e negociatave sa më shpejt

Zoran Zaev, kryeministri I Maqedonisë së Veriut në vazhdën e takimeve zyrtare në Çeki, ai u takua edhe me kryetairn e Senatit çek, Jaroslav Kubera, transmeton Portalb.mk.

Zaev ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri Bujar Osmani dhe sekretari shtetëror nga Ministria e punëve të jashtme, Zoran Popov.

Në takim u theksua bashkëpunimi i gjatë dhe i thellë ndërmjet dy vendeve. Zaev falënderoi Kuberan për përkrahjen e Pragës në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Kubera vlerësoi se Maqedonia e Veriut sa më shpejtë duhet të marrë datë për fillimin e negociatave me BE për anëtarësim, duke marrë parasysh reformat dhe marrëveshjen historike me Greqinë dhe Bullgarinë, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ata theksuan se bashkëpunimi i tyre do të zgjerohet edhe në kuadër të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button