Nxënës nga nëntë shkolla të Shkupit të infektuar me verdhëzën

Nxënës nga pesë shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme të qytetit të Shkupit, janë të infektuar nga verdhëza, transmeton Portalb.mk.

Fëmijët që janë të infektuar, janë të liruar nga ndjekja e mësimit, edhe pse shkollat nuk janë burim nga e kanë marrë infektimin këta nxënës.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se do të marrin masa për rritjen e higjienës në shkollat e nxënësve të infektuar.

“Nëse vërtetohet se nuk ka sapun të lëngshëm, letër dhe mjete dezinfektuese merret një vendim dhe personat juridik veprojnë sipas atij vendimi. Sidoqoftë, pothuajse në të gjitha shkollat nuk ka vërejtje në këtë drejtim. Një  është çështja nëse kanë sapun, ndërsa tjetër është se sa fëmijët i lajnë duart, sepse kjo është sëmundje e duarve të papastra. Mund të ketë njëqind kilogramë sapun, por nëse fëmijët nuk i lajnë duart, është e kotë”, shtoi Irina Sotirova Buhova, drejtoreshë e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor.

Gjithsej në Shkup të prekur nga verdhëza në këto tre muajt e fundit janë 61 qytetarë.

Higjiena personale llogaritet masa kryesor për tejkalimin e kësaj sëmundjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button