Filloi linja e re e fluturimit nga Prishtina

Kompanitë e njohura “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane “Eurowings”, pjesë e grupit “Lufthansa”, nga sot kanë startuar me linjën e re direkte të fluturimit Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt, transmeton KlanKosova.

Fluturimi drejt Frankfurtit është realizuar sot në orën 12:35, ndërsa kthimi do të bëhet në ora 16:00.

 

 

Falë bashkëpunimit të këtyre kompanive të njohura të transportit ajror, pasagjerët tashmë e kanë shumë më të lehtë udhëtimin mes këtyre dy relacioneve, pasi linja është direkte.

Duke qenë se numri i pasagjerëve kosovarë drejt Gjermanisë është i madh qytetarët janë shprehur të kënaqur që tashmë po u ofrohet kjo linjë direkte, pasi më herët janë detyruar që të iu drejtohen aeroporteve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button