Raport i UNDP-së: Njerëzit në RMV përballen me shumë pabarazi

Raporti vjetor i UNDP-së, e nxjerr Maqedoninë e Veriut në vendin e 82-të nga gjithsej 189 vende, për zhvillimin njerëzor, transmeton Portalb.mk.

Në raport, theksohet pabarazi në zhvillimin njerëzor. Para RMV-së, renditen vendet e rajonit, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia.

“Në kontekst më të gjerë evropian, gjendja tek ne nuk është aspak e shkëlqyeshme, edhe atë për dy arsye. E para, në kategorinë tonë të shteteve me zhvillim të lartë njerëzor ka vetëm gjashtë prej 44 shteteve evropiane. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane i përkasin kategorisë së lartë të shteteve me nivel të lartë të zhvillimit njerëzor. E dyta, pas nesh ka vetëm dy shtete evropiane ku asnjëra nuk ka status të kandidatit për anëtarësim në BE”, deklaroi Pendarovski.

Ai theksoi se korrupsioni është problemi kryesor për ngecje.

“Për fat të keq, për shkak të korrupsionit dhe veçmas korrupsionit të lartë, ne ende flasim për pabarazi të qytetarëve para ligjeve. Prandaj dhe nuk duhet të befasohemi nga pakënaqësia e tyre”, ka thënë Pendarovski.

Narine Sahakjan, përfaqësuesja e UNDP-së në RMV, e komentoi Raportin për vitin 2019-të.

“Dallimi në jetëgjatësinë mes vendeve me zhvillim të ulët dhe të lartë njerëzor edhe krahas asaj se ndjeshëm është ulur, ende është 19 vite. Pabarazia nuk është jashtë zgjidhjeve- ajo nënkupton rreth më të gjerë të politikave jashtë nga të ardhurat, jashtë nga mesatarja dhe e sotmja”, ka thënë Sahakjan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button