Rama i vendosur për paketën anti-shpifje: Keqardhje, nuk e kanë lexuar tekstin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti shpifje që nesër pritet të miratohet në Parlament.

Në një postim në twitter, Rama thotë se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e  Harlem Désir, transmeton OraNews.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin”, shkruan Rama në twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button