Në Komisionin antikorrupsion nuk ka asnjë letër, e lëre më burime për të kontrolluar të gjithë gjyqtarët

Ne nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore, ndërsa nuk e kemi as softuerin që, me një “klik” të vetëm, do të na mundësonte të qasemi në bazat e të dhënave në shumë institucione, thonë burime nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, transmeton DW.

Burimet e vogla të personelit dhe teknike hapin dyshime nëse Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK) do të jetë në gjendje t’iu përgjigjet në mënyrë efektive detyrave që i ka parashikuar për vitin e ardhshëm.

“Përgatitja e Strategjisë Kombëtare mbi bazën e analizës së rrezikut është në rrjedhë e sipër. Sipas rreziqeve të identifikuara në analizën e përmendur, gjyqësori është vlerësuar si shtyllë e rrezikut të lartë për ndikime korruptive dhe të tjera, kështu që bartësit e funksioneve të kësaj shtylle (gjyqtarët dhe prokurorët publik) do të jenë pjesë e Planit Vjetor të Monitorimit të gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesave për vitin 2020″, tha ka njoftuar KShPK.

Nga Komisioni njoftuan se Plani vjetor do të vendoset dhe zbatohet në bazë të kompetencave ligjore, në përputhje me kapacitetet njerëzore dhe materiale-teknike që KShPK i ka në dispozicion.

Por janë pikërisht këto kapacitete që nuk japin shpresë se kontrolli do të jetë i shpejtë dhe efikas.

“Nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore, ndërsa  nuk e kemi as softuerin që, me një “klik” të vetëm, do të na mundësonte të qasemi në bazat e të dhënave në shumë institucione. Kjo do ta bënte shumë më të lehtë për ne, por nuk kemi softuer të tillë. Ekziston vullnet i madh, por jo edhe burime njerëzore. Shtatë anëtarë të Komisionit dhe numri aktual i bashkëpunëtorëve nuk janë të mjaftueshëm për këtë ngarkesë pune. Vetë për ilustrim, aktualisht nuk kemi as letër, po presim që të përfundojë prokurimi publik”, thonë burime nga KShPK. Ata theksojnë se situata mund të përmirësohet pak nëse vitin e ardhshëm realizohet punësimi i planifikuar i 20 bashkëpunëtorëve.

Komisioni do të transferohet në lokale të reja në janar dhe të humbasin një kohë të caktuar do të humbim gjatë këtij procesi, derisa të instalohen pajisjet – kompjuterë dhe serverë.

Kontrollimi i gjyqtarëve – menjëherë!

KShPK është një nga institucionet të cilave kryeministri Zaev u bëri thirrje “që menjëherë të fillojë kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, së bashku me DHP-në, Kadastrën, Regjistrin qendror, MPB-në dhe Policinë financiare”. Zaev gjithashtu kërkoi nga Komisioni Evropian që të aktivizon instrumentin për mbikëqyrje të çështjeve gjyqësore të profilit të lartë. Bashkëbiseduesit tanë nga KShPK dyshojnë se Komisioni do të jetë në gjendje ta përmbushë atë detyrim brenda një kohe të shpejtë.

“Nëse nuk kemi qenë në gjendje të verifikojmë statusin e pasurisë së katër ose pesë gjyqtarëve në nëntë muaj, sa kohë do të duhet të kontrollojmë të gjithë gjyqtarët, ndërsa ka rreth 500 gjyqtarë”, thonë burimet nga Komisioni. Ata kujtojnë se procedura e iniciuar nga KShPKnë fund të muajit mars nuk ka përfunduar ende – hetimi nëse ka pas veprime abuzime dhe korruptive që i ka kryer kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski, ish-anëtarja e Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska, gjykatësja Llaliçiq dhe Svetllana Kostova nga Gjykata e lartë administrative, si dhe ish-kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski.

Sa kohë do të duhet të kontrollohen të gjithë gjyqtarët?

Këta gjyqtarë u gjetën nën vëzhgimin e KShPK-së pas Raportit të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2018 në Maqedoni, në të cilin ndër të tjera u theksua raporti special i PSP-së për katër gjyqtarë që ishin të përfshirë në “shkelje flagrante të integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe abuzime”, si dhe raporti për shpërndarjen elektronike të çështjeve nën sistemin AKMIS, në kohën kur në krye të Gjykatës penale ishte gjyqtari Vlladimir Pançevski.

Nëntë muaj më vonë ajo procedurë nuk ka përfunduar, kinse, për shkak të keqkuptimeve të mëparshme për atë nëse Policia financiare mund të veprojë sipas kërkesave të KShPK-së pa ndonjë urdhër të veçantë nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar. Tani të gjitha keqkuptimet janë tejkaluar.

Kontroll administrativ apo i plotë i pasurisë?

Siç tha njoftuar KShPK, kompetencat ligjore të Komisionit në pjesën e monitorimit të pasurive realizohen duke kontrolluar saktësinë e të dhënave të shënuara në deklaratat e pasurive, si dhe duke ekzaminuar pasuritë nëse ekziston dyshim i arsyeshëm se pasuritë e personit janë rritur në mënyrë jo proporcionale me të ardhurat e rregullta dhe të ardhurat e anëtarëve të familjes së tij.

“Kontrollimi i të dhënave në 90% të rasteve tregon se nuk ka asnjë problem. Jo proporcionaliteti i vërtetë i mundshëm për rritje të pasurisë së një personi nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë nëse prona është shënuar në emër të anëtarëve të familjes të cilët nuk përfshihen në këtë kontroll. Kjo do të thotë që nevojiten aktivitete shtesë si nga KShPK por edhe nga institucione tjera, gjë që e bën procedurën të gjerë për nga vëllimi dhe kërkon shumë kohë, ndërsa  publiku është në pritje të rezultateve të shpejta”, theksojnë nga Komisioni.

Prona e deklaruar nuk duhet doemos të korrespondojë me situatën reale

Faktin që prona e raportuar nuk është doemos të korrespondojë me situatën reale e theksoi edhe gjyqtarja Dobrila Kacarska në intervistën e javës së kaluar në emisionin “360 gradë”.

“Komisioni i Antikorrupsionit mund të fillojë menjëherë të inspektojë pronën tonë, dhe jo vetëm në emrin tonë. Ka gjyqtarë që blejnë pronë në emër të motrës, vëllait … “, tha Kacarska.

Pjesa më e lehtë e detyrimeve të KShPK, kushtimisht e thënë, është monitorimi i gjendjes së konfliktit të interesit. Komisioni do të kontrollojë të dhënat mbi deklaratat e interesit në lidhje që kanë të bëjnë me vendet e punës, anëtarësia në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse, shoqata të qytetarëve dhe fondacione dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me personat e zgjedhur dhe të emëruar dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button