Timonie: Nuk është qëllimi hapja e negociatave, por te suksesi i tyre

“Jo” i Francës për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut absolutisht nuk është goditje, punoni me parime solide të cilat do ju mundësojnë një përafrim të duhur, kështu e komentoi sot veton e Francës të muajit tetor për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ambasadori francez Kristijan Timonie në një debat me të rinjtë e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Portalb.mk.

Në një debat me të rinjtë e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ambasadori francez në mes të tjerash komentoi edhe veton e Parisit të muajit tetor, për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas tij, nuk është qëllimi vetëm hapja e negociatave mirëpo është shumë e rëndësishme që ata të jenë të suksesshme.

“Nuk është goditje. Punoni me parime solide të cilat do të ju mundësojnë një përafrim të duhur. Thjeshtë nuk bëhet fjalë këtu për “Të hapim për të hapur”, duhet hapur kapitujt në mënyrë që të keni sukses edhe për ju edhe për Evropën”, deklaroi Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.

Ndryshe, në muajin tetor të këtij viti Franca kërkoi shtyrjen e negociatave të anëtarësimit për në vitin 2020, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe reformimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button