I është hapur varri oficerit të quajtur nga Adolf Hitler si “Njeriu me zemër të hekurt”

Policia e Berlinit është vendosur në lëvizje për të zbuluar se kush hapi varrin e Reinhard Heydrich, i cili ka qenë një oficer i lartë nazist. Një punonjës i varrezës, tha se varrin e oficerit e kishte gjendur të hapur të enjten që lamë pas.

Në një deklaratë zyrtare policia tha se asnjë kockë nuk është nxjerrë nga varri, por shtoi që personi që e hapi varrin ka patur dijeni për personin që ndodhej nën të, pasi varret janë pa emra, transmeton Top Channel.

Heydrich ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjeve masive ndaj hebrenjve dhe shumë evropianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Oficeri është konsideruar nga Adolf Hitler si “njeriu me zemër të hekurt”. Heydirnch sundoi në Bohemi dhe në Moravi (qytete çeke), deri në maj të 1942, muaj ku agjentët çeko-sllovakë, të trajnuar nga britanikët sulmuan limuzinën e tij dhe ai vdiq pak kohë më pas, pasi nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në shenjë hakmarrjeje, nazistët shkatërruan fshatin Lidice, duke vrarë të gjithë burrat dhe djem të rinj, por nuk u ndalën me kaq, ata gjithashtu internuan qindra gra dhe fëmijë në kampe përqendrimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button