Edhe Meta kundër “anti-shpifjes”: Pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së e pamundur

Edhe Presidenti Ilir Meta është shprehur kundër paketës anti-shpifje që është parashikuar të kalojë nesër në Parlament.

Duke shpërndarë reagimin kundërshtues të bërë nga Këshilli i Evropës, Meta thekson se “Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!”, transmeton Top Channel.

Presidenti kërkon që të dëgjohen shqetësimet e gazetarëve mbi këtë paketë, që sipas Qeverisë synon të rregullojë median online, pasi pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e pamundur.

“Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”, shprehet Meta.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë paketën anti-shpifje me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button