Qeveria e RMV-së nuk do të blejë më prodhime të plastikës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më nuk do të furnizojë për nevojat e saj prodhimet të cilat përmbajnë plastikë. Kjo është shqyrtuar dhe miratuar si informacion për ndalimin e shfrytëzimit të ambalazhit plastik në organet e administratës shtetërore në seancën e djeshme qeveritare në Kumanovë, njofton Portalb.mk.

Shërbimi për Punë të Përgjithshme, gjatë furnizimit për nevojat e presidentit të shtetit, Qeverisë, ministrive dhe organeve në përbërje, sekretariatin dhe shërbime tjera profesionale të Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese, është e obliguar që të mos furnizojë ujë ose pije tjera në ambalazh të plastikës.

Siç njoftojnë nga Qeveria, përveç asaj nuk do të blejë as sheqer në paketime plastike, lugë për përzierjen e kafes dhe pije tjera, gota plastike, por edhe pirunë, thika apo lugë për një përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button