Kështu realizohen punësimet në administratën publike të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Të rinjtë e Çe Team TV, filluan me publikimin e serialit të ri me video të shkurta. Tema e videos së parë ka të bëjë me punësimet në administratën publike, njofton Portalb.mk.

Administrata publike në Maqedoninë e Veriut, në periudhën e kaluar, por edhe tani është në shënjestër të kritikave pasi që në opinion ekziston perceptimi se është foleja e punësimit të militantëve partiak, të cilët “rehatohen” në këmbim të aktiviteteve të tyre partiake. Për këtë kemi dëgjuar dhe në “bombat” e publikuara nga LSDM-ja në vitin 2015-të kur dëgjoheshte se si funksionarët i organizonin të punësuarit në administratë që të dalin në protesta, por edhe të votojnë. Në raportet e Komisionit Evropian, vazhdimisht është theksuar nevoja për të ndaluar me punësime partiake, gjegjësisht pa kritere përkatëse për pranim.

Së fundmi, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në një raport ka theksuar se shkaqet kryesore të korrupsionit gjatë punësimit në sektorin publik janë ndikimi i fortë politik, mosndëshkimi për sjelljes korruptive, mangësi në ligje, prirja për korrupsion e punonjësve, përkatësisht “probleme me integritetin e faktorit njeri” dhe mbikëqyrja e kontrolli i dobët janë shkaqet kryesore të korrupsionit në punësimin publik. Për të “adresuar” këto rreziqe, sipas vlerësimeve të përfaqësuesve të shtetit që luftojnë kundër korrupsionit, nevojiten ndëshkimi i korrupsionit, ligje më të mira, mbikëqyrje dhe kontroll më të fortë, por vendimtar është vullneti politik.

Sipas një analize të KSHPK-së, në shkallë prej 1 deri në 9, rreziku për korrupsion gjatë punësimit në shtet është 9.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, theksojnë se reformimi i administratës së shtetit lë shumë për të dëshiruar përderisa administrata shtetërore përdoret, siç thonë, si vegël për të kënaqur aktivistët partiakë, gjë që bëhet më e dukshme para cikleve zgjedhore.

Administrata shtetërore për momentin numëron mbi 130 mijë të punësuar. Njohësit e çështjeve politike thonë se sektori publik do të mbetet në fokus të interesit të të rinjve për punësim përderisa nuk fuqizohet sektori privat duke garantuar paga më të larta dhe mundësi për ngritje në karrierë.

Edhe pse KE-ja ka kërkuar numri i administratorëve, i njëjti megjithatë është rritur. Numri i punonjësve të sektorit publik, sipas definicionit të Maqedonisë është rritur për 3.750 nga viti 2015 deri në vitin 2018,  pasi ka filluar të mbahet regjistri i punonjësve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. Por, përveç këtij numri, që përllogaritet duke i krahasuar të dhënat nga disa burime, në vitin 2017 për herë të parë është publikuar se  mbi 10.200 njerëz janë të punësuar me kontrata për punësim të përkohshëm ose janë punësuar në ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit.

Edhe përskaj kësaj, sipas një ankete të publikuar nga “Eurothink” dhe “Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni” shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mendojnë se administrata publike është joprofesionale, jotransparente, e stërngarkuar dhe se për të marrë shërbime prej tyre duhet që të përdoren lidhjet.

  • Të gjitha videot nga Çe Team TV mund t’i shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button