“Paketa antishpifje”, eurodeputeti: Nëse miratohet, Shqipëria rrezikon Presidencën e OSBE

Miratimi i paketës anti-shpifje do të vinte në rrezik Presidencën e OSBE-së nga Shqipëria. Ky është qëndrimi që mban David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, sa i përket planin të mazhorancës socialiste për të kaluar nesër në Kuvend këtë paketë.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shprehet Lega, transmeton Top Channel.

Shqipëria do të marrë në vitin 2020 kryesimin e OSBE-së.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë paketën anti-shpifje me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button