14 të vdekur në Kinë nga shpërthimi në një minierë

Një shpërthim në një minierë thëngjilli në pjesën jugperëndimore të Kinës i ka lënë të vdekur së paku 14 persona.

Autoritetet lokale thanë se dy persona të tjerë ndodhen të ngujuar nën sipërfaqen e tokës në provincën Guizhou.

Kina është përballur me një varg të rasteve tragjike në miniera kohëve të fundit.

Së paku 37 persona kanë vdekur në pesë raste të tilla në këtë shtet vetëm nga tetori i këtij viti.

Aksidentet në minierat kineze shpesh ndodhin për shkak të zbatimit të dobët të masave të sigurisë.

Shpërthimi në minierën “Guanglong” ndodhi në orët e hershme të së martës, ndërsa raportohet se shtatë persona janë shpëtuar nga miniera.

Të shtunën e kaluar, vërshimet në një minierë thëngjilli në provincën Sichuan i lanë të vdekur pesë minatorë, ndërsa 13 të tjerë mbetën të ngujuar.

Vitin e kaluar, 333 persona vdiqën për shkak të aksidenteve në minierat e Kinës.

Megjithatë, kjo shifër ishte për 13 për qind më e ulët se viti paraprak.

Ndryshe, Kina është shteti i parë në botë për nxjerrjen e thëngjillit.

Vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti, fuqia aziatike i ka nxjerrë 3 miliardë tonë thëngjill, njofton BBC përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button