Remenski pas deklaratës te Ruskoska: Pres që të ndërpritet procedura kundër meje

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski sot para dite ka dhënë deklaratë përpara shefes së Prokurorisë Publike, Villma Ruskoska për rastin “Reket 2”, si pjesë e udhëheqësisë së organizatës Lidhja Ndërkombëtare e Bojan Jovanovskit – Boki 13, njofton Portalb.mk.

Pas daljes nga Prokuroria, Remenski tha se ka marrë vendim se hetimit për atë ka mbaruar dhe pret që Prokuroria Publike ta ndërpret procedurën kundër saj.

“Kemi dhënë përgjigje dhe sqarime për pyetjet që ndoshta kanë qenë arsye për hapjen e hetimit. Gjithsesi i kemi pastruar të gjitha çështjet si mëdyshje nga Prokuroria Publike dhe vlerësojmë se në bazë të dëshmive dhe provat e mbledhura, Prokuroria Publike do të vlerësojë ta ndërpret procedurën ndaj meje”, tha Remenski.

Remenski është e dyshuar se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale mashtrim dhe larje parash për të cilat janë të dyshuar pesë persona fizik, edhe atë zv/kryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq, babai i Bojan JovanovskitBoki 13, Mile Jovanovski, asistentja e Jovnaovskit, Kristina Bllazhevska, por edhe vetë Bojan Jovanovski.

Remenski ka mbetur edhe pa pasaportë, ndërkaq e ka të ndaluar ta lëshojë Shkupin si masë e kujdesit. Prokuroria ia ka marrë dy telefona, por edhe kompjuterin dhe lëndë tjera gjatë kontrollit në shtëpinë e saj.

Prokurorja Villma Ruskoska ka paralajmëruar akuzë në fillim të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button